Site icon Telegrafi

Qendra e re e Mjekësisë Familjare në Mitrovicë, Kastrati tregon se si do të duket objekti

Një ditë më pare u vu gurthemeli për ndërtimin e objektit të ri të Qendrës së Mjekësisë Familjare në Mitrovicë.

E Halil Kastrati nga Shoqata Bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, në një postim në Facebook ka treguar se si do të duket Qendra e Mjekësisë Familjare (QKMF) në Mitrovicë, saktësisht në fshatin Frashër.

Kastrati ka thënë se ndihet jashtëzakonisht i emocionuar, sepse ky është projekti i dytë më i rëndësishëm pas “Shtëpisë së  të Moshuarve” në Gjinoc, duke falënderuar të gjithë njerëzit human që mundësuan realizimin e këtij projekti.

Lexo po ashtu Vendoset gur-themeli i objektit të ri të QKMF-së në Mitrovicë

Marrëveshja në këtë memorandum që u nënshkrua është ky projekt nga shuma totale, 80 për qind do të financohet nga donator e Shoqatës dhe 20 për qind nga Komuna e Mitrovicës.

Më poshtë mund t’i shihni pamjet se si do të duket objekti i ri i QKMF-së, në Mitrovicë. /Telegrafi/

Exit mobile version