Një pjesë e Qendrës së Prishtinës është pa energji elektrike që nga ora 13:00 e ditës së sotme.
Banorët e ndërtesave dhe shtëpive që janë pa energji elektrike, kanë tentuar tërë ditën që të marrin një informacion zyrtar për mungesën e energjisë, por e kanë pasur problem që të kontaktojnë zyrtarët e KEDS-it.
Në një rast banorëve u është thënë se ende nuk e dinë se ku është defekti që ka shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike. Kurse sipas disa informatave, është djegur trafoja e energjisë elektrike, ndërsa zyrtarët e KEDS-it nuk kanë dal në vendin e ngjarjes, duke pohuar se nuk i kanë çelësat e trafosë, raporton kp.
Banorët e ndërtesave që nuk kanë rrymë, janë detyruar të largohen nga banesat për shkak se ngrohen me rrymë, dhe në temperaturat shumë të ulëta që kanë përfshi vendin, e kishin të pamundur që të rrinin.
Në një nga objektet që janë pa energji elektrike, janë edhe zyrat e KosvaPress-it, edhe pse për një kohë redaksia e KosovaPress-it ka punuar me inventor, për shkak të mungesës së rrymës në kohë të gjatë, mbrëmjen e sotme KosovaPress ka pasur problem me publikimin e lajmeve.