Policia e Tiranës ka arrestuar 2 vajza, pas zbulimit të dy qendrave masazhi ku kryhej edhe prostitucion.
Në pranga përfunduan J.D., 30 vjeç, dhe R.L., 20 vjeç, të dyja banuese në Tiranë, për veprën penale “Mbajtja e lokaleve për prostitucion”.
Sipas Policisë, dy vajzat administronin dy qendra masazhesh, një te “Ish-Blloku” dhe një te “21 Dhjetori”.
Gjithashtu, Policia procedoi penalisht në gjendje të lirë shtetasit A. Ll., Xh. T., për veprën penale “Prostitucioni” dhe A. L., për veprën penale “Moskallëzimi i krimit”.
Gjithashtu, në kuadër të këtij operacioni u shpallën në kërkim shtetasit P. N. dhe E. D. Vijon puna për kapjen e tyre.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale. /Telegrafi/