Tradicionalisht, sistemi i arsimit dhe aftësimit profesional në Kosovë është sistem i bazuar në përvojën teorike në shkollë, për dallim nga trendët bashkëkohore të zbatimit të sistemit të bazuar në punë praktike në ndërmarrje (sistemi dual) apo sistemi i dyfishtë.
Aftësimi profesional është ura lidhëse mes tregut të punës dhe njohurive të fituara brenda sistemit arsimor. Megjithatë, mungesa e aftësimit profesional, në shumicën e fushave përkatëse profesionale, vazhdon të ndikojë në ngritjen profesionale të individëve, në mirëqenien sociale dhe në zhvillimin ekonomik të vendit, në rritjen e vetëpunësimit dhe të punësueshmërisë në vendin tonë.
Edhe në rastet kur bashkëpunimi mes shkollave profesionale dhe bizneseve ekziston, ai bashkëpunim është mbi baza ad-hoc dhe kryesisht i nxitur nga projektet e donatorëve ndërkombëtarë.
Koncepti i arsimit dhe aftësimit profesional është i ndërtuar mbi mësimin teorik në shkollë dhe praktikën profesionale në ndërmarrje. Qëllimi i arsimit dhe aftësimit profesional është që t’i pajisë nxënësit me kompetencat dhe shkathtësitë e nevojshme praktike për t’u pozicionuar dhe për të qenë sa më konkurrues në tregun e punës.
Qendra e trajnimit “Meister” është qendra e parë e këtij lloji në rajon e ngritur me qëllim të ofrimit të kurseve të aftësimit profesional për t’iu siguruar kompetencat dhe shkathtësitë e nevojshme për të qenë sa më konkurrues në tregun e punës.
Në këtë drejtim, Qendra e Trajnimit “Meister” do të ketë një rol kyç për forcimin dhe zhvillimin e qëndrueshëm të ekonomisë në nivel vendi dhe rajoni.
Kombinimi i njohurive teorike dhe praktikës në qendrën “Meister” u ofron të gjithë studentëve një fillim realist në punësim duke ua mundësuar sigurimin e aftësive teknike të kërkuara sikurse edhe përvojën direkte praktike nëpër kompani.
Për më tepër mund të dëgjoni dhe intervistën e Ambasadorit Austriak në Kosovë, Zt. Gernot Pfandler shteti i së cilit njihet botërisht për kontributin e madh në ngritjet e kuadrove profesionale përfshirë lëmit që i posedon Qendra e Aftësimit Profesional “Meister”.
Qendra e trajnimit “Meister” është e hapur për të rinj e të reja por edhe për të gjithë personat e moshës madhore, si vend për të përfituar apo edhe avancuar kompetenca profesionale përmes praktikës së punës dhe certifikimit.
Të rinjtë dhe të rejat sikurse edhe të gjithë personat e moshës madhore që synojnë të hyjnë në tregun e punës, apo kanë nevojë ti rrisin aftësitë profesionale në fusha të caktuara përmes kryerjes së suksesshme të praktikës në qendrën e trajnimit “TC MEISTER” do të mund ti përmirësojnë kushtet e jetesës si dhe të ardhurat e tyre personale përmes përfitimit të kompetencave profesionale, me synimin për të siguruar një nivel të lartë të produktivitetit ekonomik në aspekt biznesi dhe individual.
Njihuni nga afër me stafin, kushtet e trajnimit dhe punës, kontakto direkt me Meister
+383 49/44 75 75 75
email: info@meister-tc.com
FB: Meistertc
Artikull i sponsoruar