Telegrafi

Qendra e Bizneseve në Suharekë në përkrahje të Komunës për pastrimin e ambientit

Komuna e Suharekës sot ka filluar aksionin për pastrimin e ambientit cep më cep të territorit të saj, që po organizohet për nderë të Ditës së Tokës 22 prillit.

Të enjten, aksioni për pastrimin e mbeturinave është mbajtur nën organizimin e Qendrës së Bizneseve në Suharekë.

Kështu, Qendra e Bizneseve i ka dalë në ndihmë Komunës së Suharekës, duke marr pjesë në pastrimin e mbeturinave të ngurta, për largimin e deponive ilegale.

Siç thuhet në një njoftim, kanë qenë bizneset e Suharekës që kanë dalë në pastrimin e deponive ilegale në këtë komunë.

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, kryetari i Qendrës së Bizneseve Shaqir Palushi dhe Ministrja e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Albulena Reshitaj, ministri kjo që po e përkrahë nismën e Komunës së Suharekës kanë asistuar në fillimin e pastrimit të deponive Ilegale.

Aksioni do të vazhdojë edhe më 20.04.2018 ku do të bëhet largimi i të gjitha mbeturinave përgjatë rrugëve kryesore dhe lokale, shesheve dhe hapësirave publike në të gjithë territorin e Komunës sonë.

Në këtë aksion do të marrin pjesë mbi 7000 qytetarë, nxënës, punëtorë, sportistë, artistë, pjesëtarë të policisë, FSK-së,punëtorë shëndetësor OJQ, Shoqëri civile, kompani private etj.