Në Lancashire të Anglisë është hapur një qendër me akuariume, ku iu mundësohet çifteve të martohen nën ujë.
Nusja dhe dhëndri mund të veshin kostumet dhe maskat, që të ndërrojnë unazat në thellësi, të rrethuar nga peshq të ndryshëm, transmeton Telegrafi.
Sapo të kenë thënë deklaratat zyrtare dhe betimet para ofiqarit, ata zhyten poshtë dhe pasi të kenë treguar tabelat me përgjigje pozitive, shkëmbejnë edhe puthjet.
Kjo formë e pazakontë e kurorëzimit është mundësuar për ata që kanë dëshirë të martohen zyrtarisht në ujë, por që nuk kanë mundësi të udhëtojnë nëpër këto destinacione.
“Shumë çifte po vijnë këtu, sepse kanë frikë nga thellësitë, por duan të kenë një martesë të veçantë”, kanë thënë drejtuesit e qendrës.
Ndryshe, vendi që po shfrytëzohet edhe për propozime për martesë, ofron edhe hapësira të kurorëzimit, derisa në anën tjetër të xhamit notojnë peshkaqenët dhe gjallesat tjera. /Telegrafi/