Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar sot një marrëveshjeje për përballimin e emigracionit të paligjshëm.
Kjo u bë e ditur pas takimit që kryeministri i Shqipërisë Edi Rama zhvilloi sot në Romë me homologen e saj italiane Giorgia Meloni në Romë.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp, kryeministrja e Italisë bëri me dije se Shqipëria dhe Italia kanë nënshkruar një marrëveshjeje për përballimin e emigracionit të paligjshëm.
Ajo tregoi se deri në pranverë pritet të bëhet operative një qendër pritjeje për emigrantët në Shëngjin për të cilën Italia do kontribuojë financiarisht.
“Shqipëria do të jep ndihëm e saj duke dhënë disa zona të saj për të pritur refugjatët, Italia do të veprojë sipas pjesës së saj në anën ekonomike duke kontribuar financiarisht. Refugjatët ata që kërkojnë azil do të mbeten në këto territore dhe do të seleksionohen mes atyre që kanë të drejtë dhe jo. Për numër popullsie kemi rreth 3 mijë persona dhe si fluks mund të arrijë 36 mijë persona në muaj.
“Marrëveshja nuk përfshin të miturit. Juridiksionit i këtyre qendrave do të jetë italian. Në portin e Shëngjinit ku do të zbarkojnë, do të ndërtohet një qendër pritjeje dhe screening, pastaj do ketë një strukturë tjetër. Pjesa shqiptare do merret me gatishmërinë e kontrollimit. Kemi qëllim të jetë operative në pranverën e ardhshme”, u shpreh Meloni.