Site icon Telegrafi

Qendër e përkushtuar e Kancerit të Gjirit – zbuloni metoda të avancuara të trajtimit

Qendra ofron diagnostifikim dhe trajtim kompleks, përfshirë operimin onkoplastik – një seri e plotë e shërbimeve që i përgjigjet nevojave të pacienteve me kancerit të gjirit, nën udhëheqjen e Prof. Dr. Metin Cakmakci, MD.

Me zhvillimin e mjekësisë moderne u rrit rëndësia kushtuar diagnozës së hershme dhe shërimit të plotë në menaxhim të kancerit të gjirit.

E dedikuar në përmbushjen e misionit të ofrimit të kujdesit shëndetësor të cilësisë së lartë dhe plotësimin e të gjitha nevojave mjekësore të pacientëve, Qendra Mjekësore Anadolu inauguroi Qendrën e Menaxhimit të Kancerit të Gjirit.

Ky ka qenë hapi i fundit drejt shndërrimit në pikë reference për trajtimin e të gjitha llojeve të kancerit.

Qendra ofron diagnostifikim dhe menaxhim kompleks – prej ekzaminimeve rutinore deri në operim anaplastik, ekziston një set i gjerë i shërbimeve që i përgjigjet nevojave të pacientëve me kancer të gjirit.

Cilësia e kujdesit shëndetësor dhe shërbimet e ofruara për ta fasilituar trajtimin janë në nivel me standardet më të larta botërore.

Pas ekzaminimit fillestar në Qendrën e Menaxhimit të Kancerit të Gjirit, pacientët kalojnë nga testi i mamografisë, ekzaminimi me ultrazë dhe biopsi, nëse është e nevojshme.

Mjekët e diagnostifikojnë pacientin, vlerësojnë nivelin e sëmundjes dhe e ofrojnë trajtimin më të përshtatshëm, shpejtë dhe efikas. Vëmendje e veçantë i kushtohet grave me rrezikshmëri të lartë të kancerit të gjirit.

Çdo rast individual në Qendrën e Menaxhimit të Kancerit të Gjirit do të shqyrtohet dhe vlerësohet nga një këshill i veçantë, i përbërë nga specialistë prej departamentit të kirurgjisë së përgjithshme, onkologjisë mjekësore, onkologjisë së rrezatimit, mjekësisë nukleare, radiologjisë, kirurgjisë anaplastike dhe psikiatrisë.

Ky ekip multidisiplinar do ta mbajë seancën e saj javorë në takimin e Bordit të Tumorit, ku plani më i përshtatshëm specifik i trajtimit do të gjendet dhe përcaktohet. Merita në tejkalimin e të gjitha problemeve në kancer të gjirit i shkon krejt ekipit.

Ekipi menaxhues i Qendrës për Menaxhim të Kancerit të Gjirit udhëhiqet nga MD. Prof. Metin Cakmakci. Ai e ka përfunduar shkollimin në Turqi dhe SHBA. Specializimi dhe interesat e tij profesional janë në kirurgjinë onkologjike, infekcionet operative dhe operimi i gjirit.

Ekipi i Qendrës për Menaxhim të Kancerit të Gjirit përbëhet nga specialistë që janë shkolluar në shkolla prestigjioze në Turqi dhe Amerikë, dhe të cilët janë specializuar në John Hopkins Medicine në SHBA dhe kanë fituar çmime prestigjioze ndërkombëtare.

Për më tepër klikoni www.anadolumedicalcenter.al

https://www.youtube.com/watch?v=qDyFAq5lzQY&feature=youtu.be

Exit mobile version