Një fëmijë arriti të shpëtojë, teksa nëna e tij po tentonte ta mbyste. Shpëtimi ndodhi fal ndërhyrjes së një qeni pitbull, që e sulmoi gruan. Ngjarja u regjistrua në Australi.
Sipas ditores Mirror, nëna e cila nuk identifikohet për arsye ligjore, i kishte thënë një mikeshe një natë më parë se do t’i mbyste fëmijët e saj, djemtë nëntë dhe pesë vjeç.
Ajo i dërgoi fëmijët e saj buzë një lumi ku e futi më të voglin në ujë, ndërsa ia mbante kokën.
Djali i madh arriti të shpëtojë pasi një qen pitbull ndërhyri dhe e sulmoi gruan.
Fëmija i madh po e merr veten në spital pasi u plagos edhe ai, kurse fëmija e vogël mendohet se ka vdekur.
Autoritetet kanë nisur një kërkim në lumë për trupin e tij.
Mamaja vrasëse u dorëzua në një rajon policie dhe është arrestuar.
Gjyshërit e fëmijëve thanë se ata janë kujdesur për fëmijët gjatë kohës që mamaja e tyre ishte në burg.
Ata thanë se kishin paralajmëruar për rrezikun që u kanosej kur mamaja u lirua nga burgu. /mapo/