Ish-zyrtari i lartë në PDK, Qemajl Mustafa, ka thënë se Thaçi me Veselin kanë probleme dhe kjo tashmë është më e theksuar.
Ai në “Debat Plus” me Ermal Pandurin në RTV Dukagjini ka thënë se “problemin më të madh PDK-ja e ka se, pasi e ka arritur zenitin, nuk e po e di kur po i fillon rënia në elektorat”.
“Siç ka ndodhur një krisje e madhe në PDK nga viti 2010 e këndej, pse të mos ketë edhe tani një krisje të ngjashme. Edhe pse nuk dihen me saktësi detajet për këto divergjenca, krisje dihet se ka”, tha ai.
Mustafa ka thënë se për krisje në PDK ka pasur shenja edhe disa muaj më herët, sidomos për Specialen.
“Ju e dini, kur ishte tentativa për shfuqizimin e Gjykatës Speciale kishte një plasaritje nga fundi i atij procesi, por tash krisja është më e dukshme”, tha ai, përcjell Telegrafi.
Ish-Kryetari i Gjilani tha se dyshimet e tija janë se Thaçi me Veselin kanë përplasje të çastit.
“Ka zëra që thonë se është plasje e çastit, ka të tjerë që mendojnë se janë përplasje në shtigje të gjata. Unë personalisht mendoj se është përplasje e çastit”.
Mustafa tha se historia e gjatë nuk i lejon të kenë përplasje të forta Thaçit me Veselin.
“Thaçi me Veselin kanë një histori të gjatë të përbashkët. Dhe ajo histori e përbashkët edhe në të mirë edhe në të keq nuk i lejon ata të kenë përplasje të mëdha”, tha ish-kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa./Telegrafi/