Telegrafi

Qëlluan me armë zjarri drejt BMW-së, ndërron jetë 40-vjeçari në Vlorë

Të shtëna me armë zjarri janë dëgjuar mesditën e sotme në qytetin e Vlorës.

Ngjarja ka ndodhur në afërsi të rrugës që të con në fshatin Kaninë, i njohur ndryshe si Bishti i Kalldrëmit, ku u plagos një 40-vjeçar, i cili ndërroi jetë në spital.

Policia bën me dije se i bënë atentat teksa po lëvizte me automjetin tip “BMW”.

Bledar Birçaj është 40-vjeçari, i cili mbeti i vrarë nga atentati me armë zjarri në qytetin e Vlorës gjatë mesditës së sotme.

Mbetet e paqartë se sa persona kanë qenë në momentin që kanë qëlluar me armë drejt automjetit. Policia është në ndjekje të një makine, në të cilën dyshohet të jenë autorët e atentatit. /TCH/