Telegrafi

Qëlluan me armë në një lokal të New Orleans, tre të vdekur dhe shtatë të lënduar – dy të dyshuar në arrati

Kanë vdekur tre persona dhe shtatë të tjerë mbetën të lënduar, kur dy burra qëlluan ‘pa diskriminim’ me armë zjarri, në një lokal në New Orleans të Shteteve të Bashkuara.

Policia është vënë në kërkim të burrave të panjohur, që gjatë aksionit i mbajtën në kokë kapelat e veshjes së sipërme, transmeton Telegrafi.

“Ata qëlluan në grupin e gjerë, që ndodhej në një lokal ushqimor. Njëri ka pasur pushkë, ndërsa tjetri pistoletë”, ka thënë shefi i policisë, Michael Harrison. Pa dhënë detaje shtesë, ai vetëm ka thënë se ata janë larguan në këmbë.

New York Post raporton se viktimat ende nuk janë identifikuar, ndërsa mësohet se janë dy burra dhe një grua.

Derisa një prej të lënduarve ishte në gjendje më të rëndë dhe iu nënshtrua intervenimit kirurgjik, të tjerët kanë gjendej më të lehtë dhe janë jashtë rrezikut për jetë. /Telegrafi/