Telegrafi

Qëllon veten në fytyrë me revole, duke shpresuar se videoja do ta bëjë reper të famshëm (Video, +18)

Një video shokuese po qarkullon në internet, ku shfaqet një burrë duke qëlluar veten me revole në fytyrë, duke shpresuar se kjo do t’i ndihmojë të bëhet i famshëm dhe të filloj karrierën në muzikë.

Kasper Knight i cili shpreson se një ditë do të bëhet artisti i famshëm i rrymës hip-hop, ka postuar në profilin e tij në Facebook, një video e cila brenda pak minutave është bërë virale, transmeton Telegrafi.

Në video mund të shihet se si Knight, nuk heziton t’ia drejtoj vetes armën dhe ta tërheq këmbëzën, duke e qëlluar kështu veten në faqe.

Por edhe pse pësoi lëndime të rënda kjo nuk i bëri atij fare përshtypje, pasi shpreson se me këtë video do të bëhet i famshëm dhe të lansoi në treg solo albumin e tij të parë. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=6XVF2nuve-c