Mësohet se ngjarja ndodhi në Fushë-Koxhasë, në Shijak, kur dy kushërinjtë ishin në fushë duke korrur jonxhë dhe, pasi janë grindur me njëri-tjetrin, Pëllumb Guza është drejtuar për në shtëpi, nga ku është kthyer me një çifte, dhe ka shtënë mbi 50-vjeçarin duke e lënë të vdekur.
Policia është vënë në kërkim të autorit të krimit.