Policia e Kosovës bëri të ditur se një person derisa ishte në sigurim në objektin e fermës, duke manovruar me një armë zjarri aksidentalisht ka qëlluar veten në këmbë.
Rasti ka ndodhur në lagjen “Zabeli i Sahit Agës” në Gjilan, të dielën në ora 06:15.
I dyshuari/lënduari është dërguar në Spitalin e Gjilanit, ndërsa në vendin e ngjarjes janë konfiskuar pistoleta e kalibrit 6.75 mm dhe një gëzhojë.
Me urdhër të prokurorit rasti shkon në procedurë të rregullt. /Telegrafi/