Telegrafi

Qëllojnë për vdekje një person në veturë, policia angleze arreston autorët e krimit – kamerat e sigurisë filmojnë gjithçka (Video)

Janë publikuar pamjet e kamerave të sigurisë që kanë filmuar një vrasje makabre që ka ndodhur në Londër, ku një burrë që po qëndronte në veturën e tij të ndalur qëllohet me pushkë nga një person që zhduket nga vendi i ngjarjes.

Therjet dhe të shtënat i kishin shndërruar rrugët e një lagje të qetë në Londër në skena tmerri, ku Khalid Farah, 26-vjeç, u qëllua për vdekje në Southall gjatë nëntorit të vitit të kaluar nga dy persona që kishin vjedhur një veturë, transmeton Telegrafi.

Pamjet rrëqethëse janë publikuar nga policia metropolitane që tregojnë si Malique Thompson-Hillnga Maidenhead dhe Jermiane Paul, 23-vjeç, nga Drayton, i afrohen tinëzisht Faharit të cilin e vrasin.

Por, policia angleze ka arritur t’i identifikon dhe arreston, kurse gjykata pritet që të dy t’i dënon me nga 30 vite burgim. /Telegrafi/