Ky ndërtues është jashtëzakonisht me fat që është ende gjallë, pasi aksidentalisht ka qëlluar me një gozhdë veten në një pjesë të ndjeshme të trupit.
Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, Sam Rees, 22, me anë të “pushkës për futjen e gozhdëve” ka qëlluar veten, shumë afër penisit.
Thuhet se pamjet janë kapur nga një koleg i tij, derisa të dy ishin duke punuar në një vendpunishte në Swansea, Wales.
Sam, nga Port Talbot thuhet se është dërguar me urgjencë në spital ku ka bërë një ndërhyrje të vogël kirurgjike, duke e larguar gozhdën, e cila ishte futur gati 7 centimetra brenda trupit të tij, duke mos dëmtuar arterien kryesore, për vetëm pak milimetra. /Telegrafi/