Është arrestuar pas 8 orësh kërkime dhe ndjekje, 60-vjeçari i cili ditën e djeshme plagosi me thikë një efektivë policie te kthesa e Pilurit në Himarë.
Autori, shtetasi Theodhori Mërkuri, ishte fshehur në ambientet e ish-repartit ushtarak në fshatin Pilur.
Ai u arrestua në flagrancë për veprën penale “Vrasja e punonjësve të Policisë së Shtetit”, mbetur në tentativë.
Ngjarja e rëndë ndodhi rreth orës 23:00 të mbrëmjes së djeshme në kthesën e fshatit Pilur, ku efektivi i policisë, jashtë oprarit të punës ndaloi për të ndarë dy persona që po konfliktoheshin me njëri tjetrin.
Gjatë përpjekjes së punonjësit të Policisë, për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të konfliktit, Mërkuri e ka goditur me mjet prerës thikë punonjësin e Policisë, i cili ndodhet në gjendje të rëndë.
25 vjeçari, me detyrë inspektor i Policisë së zonës në Lukovë, është transportuar me urgjencë në spital ku po merr kujdesin e nevojshëm mjekësor.