Site icon Telegrafi

Qëlloi me thikë ish-bashkëshortin, bëri seflie me të në sfond: “Unë jam bishë” (Foto, +18)

Olga Vaori nga Surgut i Rusisë, është dërguar në mbajtje, pasi e qëlloi me thikë ish-bashkëshortin dhe bëri një selfie, ku ai shfaqej i mbuluar me gjak.

Në fotografinë që ua dërgoi miqve, 25-vjeçarja krenohej duke shkruar se ‘duket që unë jam një bishë’, transmeton Telegrafi.

Kur fotografia ra në duart e policisë, atë e arrestuan në akuzën për lëndim të rëndë trupor të Oleg Smirnov.

Gatë marrjes në pyetje, ajo kishte thënë se gjithçka e bëri në vetëmbrojtje, pasi ai e kishte sulmuar derisa ishte nën ndikimin e alkoolit.

Megjithëse pësoi prerje në bark dhe pati mjaft gjakderdhje, Smirnov u lëshua menjëherë në shtëpi pas trajtimit në spital, sepse gjendja tij shëndetësore është në rregull.

Në anën tjetër, Vaori është lëshuar me kusht dhe po qëndron në shtëpinë që dikur e ndante me bashkëshortin, ndërsa ende ka e ka kujdestarinë mbi vajzën e tyre dyvjeçare.

Pritet që në ditët në vijim, t’i caktohet data kur do të paraqitet para drejtësisë. /Telegrafi/

Exit mobile version