Pasagjerit që e qëlloi me telefon në fytyrë, punonjësin e një aeroporti në Shangdong të Kinës, i është dhënë masa e arrestit për pesë ditë.
Me të kuptuar që i është anuluar fluturimi, ai është nervozuar dhe ka nisur të fjaloset me disa pjesëtarë të stafit, transmeton Telegrafi.
Në momentin që njëri prej tyre i tha se fluturimi i paraparë nuk do të ndodhë, ai e goditi dhe u desh intervenimi i sigurimit.
Ky gjest jo që e la vetëm pa kryer udhëtimin e shtyrë dhe me pesë ditë në qeli, por edhe hyri në listën e zezë dhe të gjitha lëvizjet e tij do të kontrollohen. /Telegrafi/
https://youtu.be/so1XhpQHMNU