Derisa po praktikonte lëvizje të ndryshme me BMX, në një poligon në Northamptonshire të Anglisë, një çiklist e humbu kontrollin.
E tëra që donte ishte të godiste tavanin me duar, gjë që edhe e bëri, por vazhdimi i lëvizjeve nuk përfundoi si duhet, transmeton Telegrafi.
“Më parë, kam mundur edhe të rrotullohem me biçikletë, teksa i hiqja duart prej timonit. Këtë radhë, gjithçka shkoi keq” ka thënë i riu.
Megjithëse u përplas për platformë, helmeta që kishte në kokë i ndihmoi të mos merrte ndonjë lëndim serioz. /Telegrafi/