Telegrafi

Qëlloi për vdekje gruan që vuante nga skizofrenia, ngritet padi ndaj policit në Teksas

Ndaj një zyrtari policor në Teksas të SHBA-ve është ngritur padi, pasi kishte qëlluar për vdekje një grua e cila vuante nga skizofrenia në Baytown, shkruan CNN.

Juan Delacrus kishte qëlluar me revole Pamela Shantay Turner, 45-vjeçe, në maj të vitit të kaluar derisa po tentonte ta arrestonte pas shumë paralajmërimeve, transmeton Telegrafi.

Policia fillimisht kishte bërë të ditur se gjatë tentim-arrestimit, Turner ia kishte rrëmbyer elektroshokun Delacruzit ndaj të cilit edhe e kishte përdorur.

Por pas hetimeve të detajuara është kërkuar që të kryhet sërish një hetim nga e para, dhe kështu është kërkuar që Delacruzit që tash e 11 vite është polic të transferohet në një departament tjetër.

Kapiteni i stacionit të policisë në Baytown, Steve Dorris, ka kërkuar nga qytetarët të mos e humb besimin në sistemin juridik dhe të presin fjalën e fundit të gjykatës.

Në anën tjetër është ngritur padi ndaj Delacruzit, i cili në një video shihet se si e qëllon me revole Pamelan tashmë të ndjerë. /Telegrafi/