Telegrafi

Qëlloi me grusht kangurin, sepse ia kishte kapur qenin dhe nuk e lëshonte (Video)

Steven Stubenrauch/Facebook

Në Australi është filmuar një burrë i paemëruar, duke e qëlluar me grusht një kangur, i cili e kishte kapur për qafe një qen dhe nuk e lëshonte.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihet momenti kur ai ballafaqohet me kafshën që është e madhe sa ai vet, transmeton Telegrafi.

Pasi e godet, vetëm pas pak çastesh kanguri largohet nga vendi ngjarjes, duke e lënë të lirë qenin që po e mundonte.

Kjo video e shkurtër, që fillimisht është postuar ën Facebook është dukur shumë interesante, duke u shpërndarë shumë në rrjete sociale.

“Është një tregim australian, ku banorët rrihen edhe me kafshë” është një nga komentet për këtë rast. /Telegrafi/