Telegrafi

‘Qëlloi’ me armë presidentin amerikan, reagon Donald Trump: Burg për Snoop Dogg! (Foto/Video)

Snoop Dogg ka publikuar një video teksa shihet duke qëlluar me armë në një person të maskuar si Donald Trump.

Kjo ka bërë të reagon ashpër presidenti amerikan duke kërkuar që të arrestohet dhe të dërgohet në burg, shkruan “NBC News”.

“Mund ta imagjinoni se çfarë protestë do të kishte shpërthyer nëse Snoop Dogg do qëllonte me armë mbi Presidentin Obama? Koha për burg!” shkroi në Twitter.

Artisti është kritikuar ashpër për videon ku shfaqet me një armë lodër dhe një person të maskuar si Donald Trump, të cilin e ka lidhur dhe e qëllon me armë.

“Kjo është totalisht e turpshme – tha avokati i Donald Trump – Snoop duhet t’i kërkojë falje presidentit – Nuk ka asgjë për të qeshur në lidhje me një atentat ndaj presidentit amerikan.” /Telegrafi/