Telegrafi

Qëllohet me pushkë në gjoks nga fqinji pas një zënke që kishin për një qen – publikohen pamjet (Video, +18)

Familja e burrit të paarmatosur që u qëllua për vdekje para shtëpisë së tij pas një zënke me fqinjin e tij rreth një qeni, ka publikuar momentin rrëqethës.

Curtis Shelley shihet i veshur me bluzë pa mëngë me ngjyrë të bardhë, derisa fqinji i tij me jelek të gjelbër ia drejton pushkën, me të cilën e qëllon në gjoks në një incident të tmerrshëm që ka ndodhur në Teksas, transmeton Telegrafi.

Dyshja kishin një mosmarrëveshje verbale, që sipas familjarëve të viktimës, e gjithë ngjarja filloi rreth një qeni. Viktima ishte një 27-vjeçar i cili ishte i fejuar, dhe u qëllua për vdekje para derës së shtëpisë së tij.

Pas këtij veprimi vrasësi ishte arrestuar nga policia por pas disa ditëve ishte liruar. Por, avokati i familjes së viktimës është duke kërkuar nga gjykata që të rikthehet lënda në rigjykim. /Telegrafi/