Telegrafi

Qëllohet për vdekje një polic që ndodhej në veturën patrulluese, nga sulmuesi që hapi zjarr jashtë një stacioni policor

Spephen Carr është qëlluar për vdekje, derisa ndodhej në veturën patrulluese, jashtë një qendre policore në Arkansas të Shteteve të Bashkuara.

Autoritetet kanë bërë të ditur, se atë e kishte vrarë London Phillips, i cili besohet se qëllimisht hapi zjarr dhe e vrau nga afërsia, transmeton Telegrafi. Pas një ndjekje të shkurtër, dy polic e kanë vrarë Phillips.

“Ishte nisur që të vriste dikë, kishte përgatitur armën dhe nisi të shtinte nga afër. Në llogarinë e tij në Facebook, ai ndiqte shumë grupe ekstremiste dhe të jashtëligjshme”, thuhet në raportin policor.

Meqenëse videoja e plotë përmban pamje të rënda, policia ka vendosur që ta shpërndajë vetëm një pjesë të saj, në mënyrë që ta informojë publikun për ngjarjen e ndodhur. /Telegrafi/