Spephen Carr është qëlluar për vdekje, derisa ndodhej në veturën patrulluese, jashtë një qendre policore në Arkansas të Shteteve të Bashkuara.
Autoritetet kanë bërë të ditur, se atë e kishte vrarë London Phillips, i cili besohet se qëllimisht hapi zjarr dhe e vrau nga afërsia, transmeton Telegrafi. Pas një ndjekje të shkurtër, dy polic e kanë vrarë Phillips.
“Ishte nisur që të vriste dikë, kishte përgatitur armën dhe nisi të shtinte nga afër. Në llogarinë e tij në Facebook, ai ndiqte shumë grupe ekstremiste dhe të jashtëligjshme”, thuhet në raportin policor.
Meqenëse videoja e plotë përmban pamje të rënda, policia ka vendosur që ta shpërndajë vetëm një pjesë të saj, në mënyrë që ta informojë publikun për ngjarjen e ndodhur. /Telegrafi/