Në Mana Pools National Park që ndodhet në Zimbabve, një elefant ka shpëtuar pasi është qëlluar nga gjuetarët me plumb në kokë.
Kafsha gjigante që quhet Pretty Boy, ka shpëtuar sepse plumbi e ka kapur pesë centimetra më lartë, duke mos ia lënduar trurin, transmeton Telegrafi.
Mësohet se ‘djaloshi bukur’ është plagosur pesë deri në gjashtë javë më parë, por më vonë është vërejtur nga veterinerët e parkut.
Pas fotografimit me rreze X, është mësuar se ai ka në kokë një plumb të deformuar, i cili nuk i ka shkaktuar dëmtime të mëdha.
“Ai ka qenë shumë bashkëpunues, i qetë dhe aspak agresiv”, ka thënë veterinerja kryesore e ekipit, që e kanë trajtuar elefantin e plagosur. /Telegrafi/