Telegrafi

Qëllohet me grusht në qendër të Parisit, sepse iu kundërvu kalimtarit që e fërshëlleu (Video)

Marie Laguerre është qëlluar me grusht në fytyrë, para një kafeneje në qendër të Parisit, pasi iu kundërvu një kalimtari që e fërshëlleu.

Studentja 22-vjeçare po kthehej në shtëpi gjatë pasdites, kur sulmuesi i paemëruar ‘përdori fjalë të ndyta dhe lëshoi zëra të turpshëm’ në drejtim të saj, transmeton Telegrafi.

“Ishte torturuese dhe ndjehesha e poshtëruar, andaj vendosa t’i kthehem. Por, e pësova edhe më keq”, ka thënë Laguerre.

Për më keq, të pranishmit që u ndodhën në kafene nuk bënë shumë për ta qetësuar viktimën, vetëm se disa provuan të rrihen me sulmuesin.

Ngjarja që ndodhi në kryeqytetin frëng, është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, duke u kërkuar që të bëhet më shumë kundër ngacmimeve që ndodhin në rrugë. /Telegrafi/