Telegrafi

Qëllohet me armë një burrë me thikë, i cili kërcënoi policët në stacionin e trenit Gare du Nord në Paris

Një burrë i armatosur me thikë është qëlluar nga policia pasi kërcënoi oficerët në stacionin Gare du Nord në Paris mëngjesin e sotëm.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, dy oficerë po patrullonin në platformën kryesore të stacionit rreth orës 7 të mëngjesit kur një burrë që mbante një thikë i kërcënoi ata, tha ministri i brendshëm i Francës.

Të dy oficerët nxorën armët dhe më pas qëlluan disa të shtëna në drejtim të burrit, duke e plagosur atë.

Asnjë nga oficerët nuk u lëndua dhe nuk raportohet për të lënduar në mesin e publikut.

Burri ishte i njohur për policinë, raporton La Depeche, pa thënë se për çfarë ishte i njohur.

Policia nuk ka thënë se cili ishte motivi i tij, por thotë se terrorizmi nuk duket të jetë shkaku.

“Këtë mëngjes rreth orës 7 të mëngjesit, një patrullë policie u kërcënua nga një individ i armatosur me thikë në transportin publik në rajonin Ile-de-France”, shkroi në Twitter Ministri i Brendshëm Gerard Darmanin rreth orës 7:40 të mëngjesit me orën lokale.

“Policia përdori armët e saj, duke shmangur kështu çdo rrezik për veten dhe për udhëtarët”. /Telegrafi/