Telegrafi

Qëllohet me armë, por qaforja e shpëtoi nga plumbi në fyt (Foto)

Në Uttar Pradesh të Indisë, një femër është qëlluar me armë por i ka shpëtuar plumbit fal varëses së qafores që e mbante në qafë.

Mohammad Nayeem ka dashur ta vras motrën e tij Shabnam, sepse ishte në lidhje më një djalë pa dijeninë e familjes, transmeton Telegrafi.

Ai e kishte marrë revolen dhe e ka qëlluar motrën, në atë që njihet si ‘vrasje për nderë’.

Por për fat të mirë, plumbi nuk ia ka shpuar fytin dhe është ndalur në metalin që ajo e mbante për dekor.

Pos plagëve të lehta në fyt, ajo nuk ka marrë ndonjë lëndim tjetër. /Telegrafi/