Telegrafi

Qëllohet me armë derisa xhironte videonklipin më të ri (Video)

Një reper nga Chicago është qëlluar me armë zjarri derisa po realizonte një videoklip, në përkrahje të fushatës kundër dhunës që po bëhet ndaj njerëzve me ngjyrë.

Ky sulm i tmerrshëm ka ndodhur në Chicago, vend ky që brenda një jave ka shënuar vrasjen e 10 qytetarëve, transmeton Telegrafi.

Reperi King Yella ishte duke realizuar një video të cilën e ka postuar në llogarinë e tij në Instagram.

Në video, Yella shihet duke u përgatitur për xhirimin e videoklipit të tij më të ri, kur befasisht disa plumba fluturojnë në drejtim të tij, që besohet se janë shtënë nga një veturë që ishte në lëvizje, por fatmirësisht ka shpëtuar pa ndonjë lëndim. /Telegrafi/