Përse është me rëndësi të ruash fëmijën brenda vetes!
Kurojeni si petale të trëndafilit. Dojeni me gjithë zemër! Ruajeni si një pikë uji në shuplakë dore. Dëgjojeni dhe pranoni dëshirat dhe mendimet e tij – dhe magjia do të ndodhë.
Fëmijët janë gjithmonë të sinqertë dhe të hapur, pra nëse mbani një dozë të sinqeritetit të tyre do të keni marrëdhënie më të shëndetshme me njerëzit. Mos u ngarkoni me banalitete.
Gëzojuni gjërave të vogla, sepse në to është lumturia e vërtetë, transmeton Telegrafi.
Nuk do të jeni joseriozë nëse ndonjëherë i lejoni vetes që pak të silleni si “i krisur”. Bëni gjithë atë që ju relakson dhe ju bën të lumtur. Mos lejoni që ajo që jeni të rritur t’ju pengojë që të ndiheni të plotësuar për diçka të vogël. Nëse ju kërcehet, kërceni!
Nëse ju luhet, luani, vallëzoni! Ruajeni fëmijën brenda shpirtit dhe lozni me të, me zemër të pastër dhe me buzëqeshje të sinqertë!
Jini të sigurt që njerëzit më të mrekullueshëm janë ata të cilët mbajnë brenda vetes fëmijën!
Në favor të kësaj flasin edhe citatet e mendimtarëve:
“Njeriu i madh gjithmonë mbetet fëmijë” (Johan Wolfang Gëte).
“Nuk ndalemi së luajturi për shkak që jemi më të moshuar, por jemi të moshuar për shkak që nuk luajmë” (George Bernard Shaw).
“Qëllimi është të jesh njeri, ndërkaq lumturia është të mbetesh dhe të jesh fëmijë. Lumturinë na sjell ajo që shohim dhe prekim, as ajo që të tjerët bëjnë për ne, por ajo që mendojmë që mund ta ndiejmë dhe ta bëjmë për tjetrin, pastaj për vetveten”. (Helen Keler).
“Çdo njeri është fëmijë i veprimeve të veta” (Migeul de Cervantes).
“Njeriu duhet sjellë ndjeshëm dhe sjellshëm me fëmijët. Jeta familjare është lidhja më e mirë. Fëmijët janë gjykatësit tanë më të mirë“ (Otto von Bizmark)
“ Fëmijët nuk do t’u mbajnë mend për gjërat materiale që u keni ofruar, por për ndjenjat që u keni dhuruar atyre“ (Richard L. Evans)
“Derisa ne mundohemi t‘u mësojmë fëmijëve gjithçka rreth jetës, fëmijët tanë na mësojnë neve për çka është jeta“ (Angela Schwindt)
“Të gjithë njerëzit e mëdhenj ruajnë në vetvete diçka fëmijërore“ (Sigmund Freud)
“Ka fëmijë që nuk mendojnë për prindërit e tyre, por nuk ka prind që të mos mendojë për fëmijët e vet“ (Jiro Taniguchi)
“Dua të kthehem fëmijë sepse gjunjët dhembin më pak se një zemër e thyer“ (Jim Morrison)
“Kur prindërit bëjnë tepër për fëmijët, ndodh që fëmijët të mos bëjnë mjaftueshëm për vete“ (Elbert Hubbard)
“Nuk është kurrë tepër vonë për të patur një fëmijëri të lumtur“ (Tom Robbins)
“Të gjithë të rriturit kanë qenë fëmijë dikur, por pak prej tyre e mbajnë mend“ (Antoine de Saint-Exupéry)
“Një shkrimtar i vërtetë nuk shkruan në gjuhën që mësoi kur u rrit, por në gjuhën që di që në fëmijëri“ (Isaac Bashevis Singer)
/Telegrafi/