Telegrafi

Qëllimet e Asusit për vitin 2012

Në fushën e pajisjeve tablet në Asus presin të shesin më së paku 3 e më së shumti 6 milion ekzemplarë, me cilat shifra do të tejkalohej rezultati i arritur nga Samsung. Për vitin e ardhshëm në kompani presin të kenë rritje të shitjes së pllakave amë prej 5-për qind, e krejtësisht pritet të shiten rreth 25 milion njësi.

Për këtë vit kompania pret të shes 14.7 milion portativ, dhe 4.8 milion netbook. Për sa i përket tabletëve, Asus këtë vit pritet të shes 1.8 milion ekzemplarë. Kompania për këtë vit mendon se do të shes edhe 23 milion pllaka amë.

Dërgesat dhe të hyrat për çerekun e fundit të vitit në Asus do të duhej të jenë më të mirë nga pritjet. Vitin e ardhshëm në kompani presin rritjen e të hyrave prej 30 për qind në krahasim me këtë vit. /Telegrafi/