Telegrafi

Qelizat e shëndosha mjekojnë sklerozën

Ketë e tregon një studim i cili është ende në fazën fillestare, rezultatet e të cilit do të publikohen në revistën “Lancet Neurology”, transmeton Telegrafi.

Participantët të cilët kanë qenë pjese e eksperimentit, kanë vërejtur përmirësime menjëherë pas transplantimit të qelizave të shëndosha në trupin e tyre.

Skleroza është një sëmundje autoimune në të cilën qelizat e sistemit imun sulmojnë fijet nervore.

Për ketë sëmundje aktualisht nuk ekziston trajtim adekuat, porse ekzistojnë vetëm barna të cilat ngadalësojnë përhapjen e mëtutjeshme të sëmundjes.

Sipas autorëve të studimit, është parë se qelizat e shëndosha mund të ndërtojnë një sistem të ri imun, i cili pengon atakun autoimun ndaj fijeve nervore. /Telegrafi/