Site icon Telegrafi

Qelitë me plazma televizorë, banjë dhe dritare pa grila

Burgu Halden, gjendet afër Oslos, ndërsa për ndërtimin e tij janë nevojitur dhjetë vjet. Në burgun më human në botë do të vuajnë dënimin 252 “fatlumë” të cilët nëpër dhoma kanë luksin e banjave moderne, mini-frigoriferët, bile edhe televizorë plazma.

Po ashtu, për të pasur më shumë dritë dhe për të zvogëluar ndjenjën e izolimit dhe klaustrofobisë dritaret janë pa grila, por me xham të trashë.

Të burgosurit kanë kuzhinë të përbashkët, derisa dhomat e përbashkëta janë të pajisura me orenditë më moderne të kompanisë IKEA.

Po ashtu edhe muret e dhomave të të burgosurve janë të zbukuruara me piktura të artit modern.

Drejtori i burgut tha se kurrë nuk ka pasur përpjekje për tu arratisur, dhe ky burg ka për qëllim promovimin e të drejtave të njeriut. /Telegrafi/
 

Exit mobile version