Site icon Telegrafi

Qelbësi kapet më në fund

Mijëra telefonata u ishin bërë organeve për mbrojtjen e kafshëve nga njerëzit në Todmorden, të cilët e kishin parë qelbësin të endej dhe kishin kërkuar nga ata ta kapnin.

I quajtur Pepe Le Pew, sipas karakterit të filmit të animuar, qelbësi është kapur pas një lajmërimi me telefon për vendndodhjen e tij.

“Më ka marrë më shumë se një orë deri sa e kam kapur. Ai po fërshëllente dhe ikte”, ka thënë inspektorja e RSPCA, Alison Wilkinson.

Sipas inspektores qelbësi ose i ka ikur dikujt ose është braktisur nga pronari i vet, meqenëse është e drejtë e çdokujt ta pronësojë një qelbës në Britani të Madhe, mirëpo duhet të kujdeset që të mos shkelen të drejtat e kafshëve.

Exit mobile version