Site icon Telegrafi

Qëkur u largua drejt BVB-së, Batshuayi ka shënuar po aq gola sa katër sulmues të Chelseat

Foto: BVB/Twitter

Borussia Dortmund fitoi ndaj Eintracht Frankfurtit me rezultat 3-2 në Bundesliga.

Më meritori për këtë fitore ishte Michy Batshuayi, i cili me dy golat e tij i dha fitore BVB-së në sekondat e fundit.

Batshuayi vs Eintracht: 62′: Futet në lojë, 77′: shënon 2-1 për BVB, 90+4′: I jep fitoren skuadrës së tij (Foto: BVB/Twitter)

Belgu po vazhdon të tregojë se nëse ai ka minuta në dispozicion është thjesht i pandalshëm për kundërshtarët.

Me këtë rast për klubin gjerman ka shënuar shtatë gola në përgjithësi, pesë në kampionat dhe dy në Ligën e Evropës.

Lexo po ashtu Më i padisiplinuar se Costa? Tifozëve të Chelseat nuk i pëlqeu aspak sjella e Moratas ndaj gjyqtarit anësor në minutën e 92-të

Që kur është larguar nga Chelsea ai ka numër të barabartë të golave sa katër sulmues të Bluve: Alvaro Morata, Olivier Giroud, Pedro Rodriguez dhe Willian, kanë shënuar së bashku shtatë gola.

PAK FAKTE: Nga goli i fundit i Moratas: Batshuayi ka shënuar tre gola për Chelsean, është huazuar te BVB, shënoi në debutim në Bundesliga, me golat e tij eliminoi Atalantan në Ligën e Evropës.

Batshuayi sa ishte pjesë e klubi Londinez kishte shënuar 19 gola në të gjitha garat në 53 paraqitje.

Belgu ka bërë që Pierre-Emerick Aubameyang të harrohet në Gjermani (Foto: BVB/Twitter)

Por, vlen të theksohet se shumica e paraqitjeve të tij nuk ishin të plota te skuadra angleze. /Telegrafi/

https://twitter.com/BVBSudtribune/status/972927922582491137

Exit mobile version