Site icon Telegrafi

Qehaja: Shtëpitë botuese nuk përjashtohen nga konkursi për botimin e teksteve shkollore

Drejtuesi i Institutit “EdGuard”, Rinor Qehaja ka thënë se shtëpitë botuese nuk përjashtohen nga konkursi lidhur me botimin e teksteve shkollore.

I ftuar në Debat Plus, Qehaja, si monitorues i procesit të teksteve shkollore dhe anëtar i këtij komisioni që nga viti 2016, ka thënë se grupi punues ka pranuar një mori të komenteve nga shtëpitë botuese gjë e cila sipas tij, tregon një progres në interesimin për bashkëpunim dhe profesionalizëm.

Ai ka mohuar se shtëpitë botuese përjashtohen nga ky ligj.

“Shtëpitë botuse nuk përjashtohen nga konkursi”, ka thënë ai gjersa ka thënë se një gjë e tillë ndodh vetën në fazën e aplikimit të dorëshkrimeve. Njëherësh, ai ka theksuar se interesi i përbashkët është krijimi i një sistemi i cili do të ishte ndihmës në rritjen e cilësisë së arsimit.

Ai thekson se grupi punues nuk ka filluar akoma bisedimet për të kuptuar shqetësimet për shtëpitë botuese për të cilat, nuk ka për qëllim përjashtimin.

Ndër të tjera, ai është shprehur skeptik për faktin se sipas tij, mësuesit kosovarë kufizohen vetëm në tekstet shkollore.

“Një mësues i mirë nuk kufizohet vetëm në tesktet shkollore”, ka thënë ai.

Për një gjë të tillë është pajtuar edhe analisti, Visar Ymeri.

“Fokusimi vetëm në teskt është dështim i mësimdhënësëve”, ka thënë ai.

Bardhyl Musai, ekspert i arsimit

Musai: Nuk shoh koherencë të brendshme në disa nene të ligjit

Bardhyl Musai, ekspert i arsimit ka thënë se ligjeve u mungon një koherencë e brendshme.

Sipas tij, duke pasur një llojshmëri të strukturave, “e bën procesin më burokratik”. Si të tillë, Musai beson që kjo e ngadalëson procesin dhe njëherësh, nuk prodhon cilësi. struktura e ligjeve.

Ndër të tjera, ai nuk ka mohuar faktin se roli i autorëve të teksteve megjithëse prezent, është zbehur.

“Autori ka rolin e vet, por nuk ka rolin kryesor siç e ka pasur më përpara”, ka thënë Musai gjersa ka theksuar se teknologjia e ditëve të sotme ka sjellur një mori burimesh duke nënkuptuar se tashmë, tekstet nuk janë të vetmet.

Para pak kohësh, Zëvendësministri i arsimit në Kosovë, Dukagjin Popovci, lidhur me projektligjin për tekstet shkollore, kishte thënë se tekstet shkollore nuk janë fajtore për rezultatet në testin PISA, por është një faktor ndikues.

Pupovci kishte thënë se tekstet shkollore janë një faktor ndikues, por jo edhe determinantë kryesore në rezultatet e këtij testi.

Sipas tij, MAShTI i përzgjedh recensentët, dhe ata siç thotë ai, ndikohen nga shtëpia botuese./RTV Dukagjini/

Exit mobile version