Janë aq të shijshëm sa që jemi të sigurt që do t’i kollofitni!
Përbërësit:
– 1 kg mish të grirë,
– 1 qepë.
Për pure:
– 4 patate,
– 340 g kërpudha,
– pak gjalpë,
– kopër,
– qiqra.
Përgatitja:
▪ Përzieni mishin e grirë me qepën e grirë hollë dhe erëzat sipas dëshirës.
▪ Lëreni të qëndrojnë për 2 orë që mishi të thithë erëzat.
▪ Bëni qebapë dhe piqni.
▪ Ziejini dhe grijini patatet.
▪ Në një tigan ngrohni gjalpin me pak vaj dhe skuqni kërpudhat e grira për afro 10 minuta në zjarr mesatar.
▪ Shtoni kripë dhe piper.
▪ Kur kërpudhat të jenë gati, i shtoni ato te pureja e patateve.
▪ I përzieni, më pas i shtoni erëzat dhe qiqrat, i përzieni sërish pak.
Ju bëfshin mirë, – transmeton Telegrafi.