Telegrafi

“As që vjen në konsiderim heqja e Kosovës nga Kushtetuta e Serbisë”

Asnjë heqje e Kosovës nga përmendja në Kushtetutën e Serbisë dhe shkelje e integritetit të vendit nuk vjen në konsiderim, ka deklaruar sot Stanislava Pak, këshilltarja e kryetarit të Serbisë, Tomislav Nikoliq.

Duke komentuar deklaratën e profesoreshës së drejtësisë, Vesna Rakiq Vodineliq se në vend të “zgjidhjes” së deritashme që nuk i përgjigjet realitetit, në preambulën kushtetuese të Serbisë që e përmend Kosovën territor të Serbisë, duhet të qëndrojë zgjidhja e ngjashme me Kushtetutën e ish – Gjermanisë Perëndimore, Pak ka thënë se propozimi i tillë “nuk pi ujë”, njoftojnë medie serbe, transmeton Koha.net.

Kryetari i Serbisë, Tomislav Nikoliq më herët kishte thënë se Kushtetuta e Serbisë do të ndryshohet, por jo për shkak të preambulës që e ka për Kosovën.