Çdo vit, reporterët dhe lojtarët politikë nga mbarë SHBA-të ia mësyjnë Floridas, për ta kuptuar se kush ka fituar çmimin kryesor në këtë vend, shkruan Independent.
Derisa kandidatët Donald Trump dhe Joe Biden po punojnë që të bindin votuesit të dalin në vendvotime për të zgjedhur të preferuarin e tyre, duket se këtë vit në Florida interesimi për të votuar është tejet më i madh sesa që është zakonisht, transmeton Telegrafi.
Biden është dy pikë përpara kundërkandidatit në sondazhin e fundit. Por edhe Hillary Clinton ishte në vitin 2016, megjithatë e humbi këtë shtet nga Trump për 100 mijë vota.
Fushata e Bidenit pësoi “dridhje” gjatë shtatorit ku sondazhet tregonin se është rrugës së Clintonit, sa i përket votuesve latinë sikurse në vitin 2016.
Kjo po ndodh si rezultat i fushatës së Partisë Republikane që për cak ka hispanikët, që kanë ikur nga regjimet socialiste siç është Kuba, Venezuela dhe Nikaragua.
Që të dy pretendojnë se kanë fituar në Florida, por mbetet të shihet deri në momentet e fundit se cili prej tyre në të vërtetë ka korrur fitore. /Telegrafi/