Nuk e dimë për ju, por Kendall Jenner është gati për verë në çdo stinë të vitit. Jo vetëm kaq, por historitë e dashurisë me rroba banjot i ka nisur që tani
Mbrëmë, modelja postoi në llogarinë e saj të Instagram-it një foto ku shfaqej me një palë bikini me printe.
Si çdo gjë tjetër që Kendall vesh, edhe këto rroba banje dukeshin si të ishin bërë vetëm për të.
“Unë dhe këto rroba banje, një histori dashurie.”- shkruan Jenner, pa e ditur sa veta do të binin në dashuri me të pas saj…
Dizajni i rrobave të banjës ishte minimalist, por nga ai lloj që tregon më të mirën e siluetës, aq më tepër nëse jeni bërë çokollatë.
Ka shumë gjasa që kjo të mos ketë ndodhur, por ka gjithashtu një lajm të mirë.
Jemi ende në mars dhe keni akoma kohë për t’ia nisur me palestrën. Historia e dashurisë e radhës me një palë bikini, mund të jetë e juaja.