Site icon Telegrafi

Qe si ta parandaloni ngjitjen e ushqimit në tigan!

shutterstock

Të gjithë tiganët kanë një bazë të mirë në brendësi, e cila parandalon ngjitjen e ushqimit gjatë tiganisjes

Lajmi i keq, për të cilin jemi udhëzuar të gjithë, është se kjo shtresë e shkëlqyer do të dëmtohet pas një periudhe të caktuar, transmeton Telegrafi.

Sa do që do të përdorni vaj gjatë tiganisjes, ushqimi patjetër do të ngjitet në fund të tiganit.

Ne po ju sjellim një truk shumë të thjeshtë që do t’ju ndihmojë ta zgjidhni këtë problem!

Gjëja e parë që duhet të bëni është ta lani tiganin mirë me detergjent për larjen e enëve.

Kur e shpëlani, fshijeni mirë me një leckë kuzhine, në mënyrë që të mos mbetet asnjë pikë ujë.

Pastaj ngrohni tiganin mbi një nxehtësi të lartë dhe përhapni mjaft kripë në mënyrë të barabartë në brendësi për të mbuluar pjesën e poshtme.

Prisni që kripa të ngrohet dhe të ndryshojë ngjyrën, pastaj shpëlajeni. Përdorni një sfungjer të butë (jo një lugë) për të hequr çdo kripë të mbetur.

Hapi i fundit është të fshini enët me një leckë të lagur kuzhine.

/Telegrafi/

Exit mobile version