Trajneri i Real Madridit, Carlo Ancelotti ka shprehur besimin që ka tek Kylian Mbappe duke e mbështetur që të rikthehet në formë herët ose vonë dhe duke e inkurajuar që të vazhdojë të luftojë përkundër rënies nga forma.
Mbappe po ashtu ka marrë mbështetje edhe nga bashkëlojtarët e tij, bordi i klubit, Ancelotti dhe tifozët, por ai është ende larg formës së tij më të mirë.
Mediumi spanjoll Marca ka raportuar se presidenti Florentino Perez ka biseduar me atë pas penalltisë që humbi ndaj Liverpoolit dhe Athletic Bilbaos, duke i komunikuar besimin që ka në të, teksa Ancelotti pati një bisedë personale me të pas ndeshjes në ‘Anfield’.
Është lënë të kuptohet se bordi i klubit ka besim tek Ancelotti duke marrë parasysh se ai ka ndihmuar në të kaluarën lojtarë si Hernan Crespo, Andriy Shevchenko dhe Alessandro Del Piero, të rikuperojnë formën e tyre më të mirë.
‘Los Blancos’ e cilësojnë atë si yllin e të tashmes dhe të ardhmes, andaj rikthimi i tij është vetëm një çështje kohe për klubin.
Sidoqoftë, deri më tani bashkëlojtarët e tij nuk kanë parë shumë nga Mbappe dhe nuk kanë optimizëm njësoj siç ka Ancelotti.
I njëjti medium detajon se si vetëbesimi i tij ka vazhduar të bie dita ditës dhe që prej rikthimit të tij nga udhëtimi i famshëm në Suedi, ai ka qenë një një tjetër version i Kylian Mbappes.
As goli që shënoi ndaj Getafes nuk e ndihmoi atë. Gjatë kohës sa po luanin kombëtaret në tetor, pushimi i Mbappes në Stockholm u bë temë diskutimi në Francë dhe në Spanjë, pasi disa raportime e lidhnin atë me një rast dhunimi që kishte ndodhur në hotelin ku ka qëndruar francezi./Telegrafi/