Fillimi i seancës gjyqësore për rastin “Talir” lidhur me financimin e paligjshëm të partisë OBRM-PDUKM, për të disatën herë po anulohet në Gjykatën Penale në Shkup.
Siç informoi kryetari i Këshillit Gjyqësor, Osman Shabani, seanca e sotme u anulua për shkak të mungesës së një gjyqtari të jurisë për arsye shëndetësore.
Seanca e parë për “Talir” ishte caktuar për në 18 shkurt dhe u shty për shkak të mungesës së të pandehurit Ilija Dimovski.
Ai pastaj e informoi gjykatën se si kreu i delegacionit parlamentar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, mori pjesë në një takim në Bruksel. Kjo u pasua nga një sërë arsyesh të një natyre të ndryshme që vonuan fillimin e këtij gjykimi./Telegrafi/