Site icon Telegrafi

Që nga fundi i marsit, shumica e Prishtinës do të ketë 24 orë ujë

Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka paralajmëruar se prej pjesës së dytë të muajit mars, të këtij viti, kryeqyteti do të ketë furnizim me ujë, gjatë 24 orëve.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shkruar se sot kanë vizituar punët përfundimtare në Fabrikën e re të Ujit, dhe fabrika sipas tij, “është gati, që pas datës 17 Mars, të lëshohet në testim dhe deri në fund të muajit, shumica e kryeqytetit do të ketë 24 orë ujë”.

“Janë ndërruar një pjesë e madhe e gypave në vitet 2014 – 2015, me kredinë e KfW dhe pjesëmarrjen e Komunës dhe Qeverisë (me nga 5 milionë euro) është bërë edhe fabrika e re e Ujit, dhe është përmirësuar dukshëm inkasimi. Në vitet në vijim kanë mbetur që bashkë me Ujësjellësin të zgjidhim edhe problemet në pikat e larta dhe në ndërtesat kolektive (aty ku ka prishje). Ky është ndër lajmet më të mira për kryeqytetin dhe shfrytëzoj rastin që në emër të qytetarëve të Komunës të falënderoj të gjithë ata që kanë punuar që kjo ditë të vjen në komunën tonë”, ka shkruar Ahmeti. /Telegrafi/

Exit mobile version