Telegrafi

Nga 27 marsi, Prishtina do të ketë ujë për 24 orë (Video)

Kryeshefi ekzekutiv i KUR “Prishtina”, Ilir Abdullahu në emisionin “Kontakt” në Tribuna Channel ka thënë se kryeqyteti nga data 27 mars do të furnizohet me 24 orë ujë të pijes.

Abdullahu në këtë emision ka shtuar se analizat e ujit në fabrika e përuruar sot në Shkabaj, kanë dalë që kanë një cilësi të mirë.

Sipas tij, gjatë kësaj jave do të bëhet pastrimi dhe dezinfektimi i gypave.

Për më shumë, shikojeni intervistën.