Njëri nga pasagjerët që humbën jetën tragjikisht pasi u rrëzua helikopteri turistik në lumin East në New York, kishte filmuar momentet e tij të fundit para fatkeqësisë.
Ai së bashku me katër pasagjerë tjerë kanë humbur jetën, derisa piloti i helikopterit ka shpëtuar. Ky helikopter po shëtiste pasagjerët, që dëshironin të shijojnë dhe fotografojnë qytetin nga ajri, transmeton Telegrafi.
Videon e kishte publikuar në Instagram, Trevor Kardian vetëm disa sekonda para se të rrëzohej helikopteri në lumë. Ky 26-vjeçar nga Dallasi fillimisht kishte filmuar veten dhe më pas bashkudhëtarët, ku njëri prej tyre ngrit gishtin. Pas disa sekondave ai filmon lumin dhe perëndimin e diellit.
Familjarët e Kardiganov ka njoftuar se Trevor ishte shpërngulur në New York disa muaj më parë. Ndërsa pasagjerët tjerë që humbën jetën janë Tristan Hell, 30-vjeç, punëtor i një agjencie turistike, Daniel Thompson, punonjës i kompanisë së helikopterëve, dhe zjarrfikësi Bryan McDaniel, 26-vjeç nga Dallasi dhe Carla Valehos-Blanko, 29, nga Argjentina.