Ajo ka kohë që ka bërë një shkëputje nga muzika e po ashtu edhe nga showbizi shqiptar.
Fjala është për këngëtaren e njohur të skenës, Zanfina Ismaili, e cila u distancua nga estrada për më shumë se katër vite.
E njëjta pavarësisht kësaj po vazhdon të jetë aktive në rrjete sociale dhe së fundmi u ka dhënë një mundësi fansave të pyesin më shumë rreth jetës e karrierës profesionale.
E pyetur se nga është humbur, Ismaili nuk ka ngurruar të përgjigjet duke thënë se tani po bën një jetë të thjeshtë.
“Faleminderit. Ka katër vite që jam distancuar nga showbizi, jeta publike, çdo gjë që përpara ka qenë pjesë përbërëse e jetës time. Tani bëj një jetë të thjeshtë, çfarë si duket më është dashur”, u përgjigj krijuesja e hitit “Ti pa mu nuk mundesh”.
Në një tjetër pyetje se me çfarë po merret, Zanfina tha: “Me muzikë sërish, por tjetër drejtim”.
Ajo është e njohur për hitet si: “Gajdexhiu”, “Ma ngat”, “2 minuta”, “Le të vdes në buzët e tua”, “As i fundit as i pari” etj. /Telegrafi/